Sonte në “Puls” të KTV-së kanë qenë të ftuar krerët e Sindikatës së re të punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani e Nexhat Llumnica.
Ky i pari, ndër të tjera ka treguar se në KEK në këto 17 vjet të pasluftës kanë ndërruar jetë 42 punëtorë.
“Në KEK, prej pasluftës e deri më sot, janë mbytur nga lëndimet në vendin e punë 42 punëtorë. Pra po flas në vendin e punës, si pasojë e goditjes nga rryma, rrëzimet, shpërthimet, etj.”, ka thënë Osmani.
Ai ka treguar gjithashtu se në këto 17 vjet janë lënduar edhe qindra punëtorë të kësaj korporate.