Beteja e Koshares nga Vuçiq quhet Beteja e Dytë e Kosovës

Beteja e Koshares nga Vuçiq quhet Beteja e Dytë e Kosovës

14 qershor 2017 22:43

Sot në Serbi është përkujtuar 18 vjetori i Betejës së Koshares në të cilën pjesëtarët e UÇK-së morën përfundimisht kontrollin në kufirin shqiptaro – shqiptar dhe karakollin ku qëndronte Ushtria pushtuese e Serbisë, transmeton Koha.net.

Në këtë Betejë, siç e pranojnë zyrtarë serbë, janë vrarë 108 ushtarë të Serbisë.

Duke përkujtuar këtë betejë, e cila është zhvilluar gjatë muajit prill 1999, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur atë Beteja e Dytë e Kosovës dhe Termopilet serbe, njofton “politika” e Beogradit.

Kryetari serb, i cili sot ka zbuluar një shtatore të ushtarit të vrarë, hungarez ka thënë ai, por i lindur në Beograd, ka premtuar se për ushtarët e vrarë në Koshare do të ngrihet një përmendore e madhe në Serbi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme