Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATO-s u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë.

Të dy palët dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.