Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë, të hënën u certifikuan 52 udhërrëfyes të rinj turistikë kombëtarë, lokalë dhe të specialiteteve të veçanta.
Kjo ishte faza e dytë e certifikimit të udhërrëfyesve turistikë pasi në muajin shkurt u certifikuan 159 guidat e para që sot operojnë në treg si guida zyrtare të njohur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi tha se turizmi po kthehet në një promotor të zhvillimit ekonomik të vendit dhe këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga INSTAT.
“Viti 2017 ka nisur shumë mbarë, pasi në 4 muajt e parë të këtij viti kishim rreth 13.7 % më shumë turistë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, tha ajo.
Sonia Popa, drejtoreshë e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit tha se është shumë i rëndësishëm roli i udhërrëfyesve turistikë në gjithë zinxhirin e turizmit.
“Ju e dini që ne zakonisht udhërrëfyesit i quajmë ambasadorët e Shqipërisë sepse jeni ju ata që janë të parët në kontakt me turistin, jeni ju ata që promovoni më mirë se kushdo tjetër vendin tonë”, tha Popa.
Një ndër udhërrëfyesit kombëtar të certifikuar, Murat Aruci nga Fushë Kruja u shpreh se është një detyrë që duhet të zbatojmë me shumë korrektësi, pasi pikërisht nga mënyra se si ne e paraqesim vendin tonë, kjo do të jetë mënyra se si do ta perceptojnë të huajt Shqipërinë.