Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Haradinaj meriton trajtim mjekësor

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Ramush Haradinaj, i cili nga dita në ditë po vazhdon me kërcënime ndaj Serbisë, nuk meriton reagim politik.

Ai ka shtuar se ish-komandanti i UÇK-së meriton trajtim në një institucion mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ato që i thotë dhe i bën Haradinaj nuk meritojnë reagim politik por tregojnë se ai është pjekur, përveç që të paraqitet para organeve gjyqësore, edhe për mjekim”, ka thënë Gjuriq në një deklaratë për Tanjug-un serb.

Sipas fjalëve të tij, problemi më i madh, “fatkeqësisht, është se Haradinaj ka synime serioze për t’u bërë kryeministër në krahinën tonë jugore, edhe pse çdo ditë kontribuon në destabilimin e tërë rajonit”, transmeton Koha.net.

Ky reagim i Gjuriqit vjen pas deklaratës së sotme të Haradinajt kur, në një deklaratë për "Presheva Jonë", tha se, nëse merr postin e kryeministrit, “prioritet kryesor do të jetë Lugina e Preshevës” siç do të jetë edhe “veriu i Kosovës” dhe se “shqiptarët nga Lugina e Preshevës meritojnë të kenë pasaporta të Kosovës”.