Lideri i PDK-së, Kadri Veseli nuk e mbështeti kandidimin për kryeministër të Ramush Haradinajt nga frika e humbjes.
Këtë Haradinaj e bëri të ditur në Rubikon të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kalkulimeve të AAK-së, PDK do të dilte përsëri fituese.
“PDK e pati fillu me slloganin “Fillim i Ri”, tani mendojmë se nuk është vazhdimi më, është një përbërje politike, një formulë politike, shkrim i vlerës së re”, ka thënë Haradinaj.
“Slowmotion” e quan Haradinaj qeverisjen e kaluar në krye me Isa Mustafën. Sipas tij, PDK ka parë një kandidat kredibil për një qeveri e cila iu del në krye problemeve e proceseve të vështira me të cilat po përballet vendi në vazhdimësi.
“Nëse kisha qeverisë si Isa Mustafa ndoshta kisha dal vetë, ka qenë qeveria më e keqe ndonjëherë”.
Ai ka thënë se i vetmi ndryshim është se në rast të fitores, qeveria do të udhëhiqet nga një njeri i cili ishte në opozitë.