Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngritja e besimit qytetar në gjyqësor, temë diskutimi në KGJK

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka mbajtur sot takimin e rregullt me kryetarët e gjykatave themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Lëvizjes ‘Fol’, menaxherja e projektit KoSEJ si dhe menaxheri i projektit të Sistemit Elektronik për Menaxhim të Lëndëve - Smil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë këtij takimi Gersi Gashi nga Lëvizja ‘Fol’ prezantoi hapat konkretë rreth ngritjes së transparencës në sistemin gjyqësor, pikërisht ngritjen e besimit të qytetarëve. Gashi diskutoi për anulimin e seancave dhe publikimin e arsyeve të mos mbajtjes së tyre. Ai tregoi, që përderisa gjykatat në shumicën e rasteve nuk janë fajtore për mos mbajtje dhe shtyrje të seancave, perceptimi në publik nuk është i tillë, por një faktor që luan rol në këtë perceptim është edhe mungesa e publikimit të arsyeve të mos mbajtjes së seancave.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, u shpreh që kjo do të ishte një hap i rëndësishëm në ngritjen e besimit të qytetarëve, dhe përderisa ka mungesë të resurseve që një gjë e tillë të arrihet për të gjitha lëndët, mund të fillohet me disa prej tyre. Stephanie Lefeuvre, nga Komisioni Evropian, theksoi që anulimi i seancave dhe arsyeja e anulimit të tyre, do të jetë pjesë e indikatorëve të KoSej dhe Sistemi Elektronik për Menaxhim të Lëndëve (SMIL), prandaj duhet të fillohet me kohë.

Diskutimi vazhdoi me anonimizimin dhe publikimin e aktgjykimeve edhe të formës jo të prerë. Gashi, theksoi që duke pasur parasysh konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe praktikat e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, aty parashihet që të bëhet publikimi i të gjitha aktgjykimeve, duke përfshirë edhe ato të formës jo të-prerë.

Një rishikim të tillë e përkrahu edhe Lëvizja FOL, dhe propozoi që duhet të ketë takime ndërmjet KGJK-së, kryetarëve të gjykatave, dhe Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, për të përpiluar një rregullore e cila në të njëjtën kohë mbron të dhëna personale, por gjithashtu nuk mbron më shumë se që duhet.

Gjithashtu, po në këtë takim, përpara kryesuesit të KGjK-së dhe kryetarëve të gjykatave, prezantuan projektet e tyre, Stephanie Lefeuvre menaxhere e projektit KoSEJ dhe Fatmir Rexhepi menaxher i projektit të SMIL.

Gjatë këtij prezantimi është paraqitur roli dhe rëndësia e zbatimit të indikatorëve të projektit KoSEJ për rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies së gjykatave, si dhe janë paraqitur edhe mundësitë e zbatimit të indikatorëve përmes zbatimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL), sistemit që është në zhvillim e sipër.

Në prezantim është paraqitur roli dhe rëndësia e zbatimit të indikatorve të CEPEJ-it për rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies së gjykatave, në takim janë paraqitur edhe mundësitë e zbatimit të indikatorëve përmes zbatimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL), sistemit që është në zhvillim e sipër. Gjithashtu janë paraqitur edhe mundësitë e zbatimit të indikatorëve të CEPEJ-it në praktikë nga gjykatat për ata indikatorë që mund të zbatohen derisa SMIL të hyjë në zbatim. Në të ardhmën dy projektet do të asitojnë gjykatat për të zbatuar dhe përdorur indikatorët e CEPEJ-it për rastet kur kjo është e mundur. Nga indikatorët kryesorë që rekomandohet nga CEPEJ-i janë; indikatorët për matjen e kohëzgjatjes së procedurës, indikatorët për llogaritjen e moshës së lëndës etj.

Si përfundim është me rëndësi që kemi një gjyqësor që po e kupton ndërlidhjen e transparencës, llogaridhënies, dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në gjyqësor, u shprehën njëzëri kryetarët e të gjitha gjykatave dhe të gjithë të pranishmit.