Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Shkrimi i plotë i Veselit:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.
Përmes agjërimit dhe besimit te Zoti ne i bëjmë edhe më të fuqishme këto vlera në shoqërinë dhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Urime!