Dhjetë ditë iu deshën Bashkisë së Lezhës që t’i ofrojë Shëngjinit një panoramë më të pastër. Pushuesit e kësaj fundjave tregojnë se situata është në përmirësim e sipër.
Pushuesit e kësaj fundjave janë më me fat, raporton abcnews. Plazhi ka tjetër perfomancë nga java e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitorë të shumtë po e popullojnë bregdetin në Shëngjin, një numër mjaft i madh nga Kosova. Janë të kënaqur me ndërhyrjet më të fundit. Mbeturinat janë larguar bashkë me kafshët endacake.
Bashkia e Lezhës, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve dhe Shërbimit Pyjor është prezente në zonë për të siguruar kushte sa më optimale për pushuesit.
Sipas tyre, ndërhyrja do të jetë e vazhdueshme dhe do të ketë edhe monitorim nga policia bashkiake për të siguruar penalizimin e ndotësve.