Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Alternativën.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se bashkëpunimin me LDK-në e kanë vendosur për shkak të pajtueshmërisë në program për ekonomi dhe drejtësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është koalicion i parimeve. Besojmë në një reformë të mirëfilltë të drejtësisë”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se është kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me Alternativën.
“Më vjen mirë që ndajmë preokupimet dhe aspiratat e përbashkëta. Që po krijojmë një qeveri për të ardhmen dhe jam i gëzuar që edhe Avdullah Hoti do të jetë pjesë dhe besojmë që të jemi në krye të Qeverisë. Është zotim i yni që ti dalim ballë sfidave edhe si Alternativë edhe si LDK”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq nën-kryetari i Alternativës Ilir Deda, ka thënë se ky bllok do t’i jap fund PDK-së.
“Është me rëndësi që ky bllok i gjerë ka me i dhanë fund PDK-së. Ky është mesazhi kyq. Ky koalicion në nivel programi ka qenë lehtë me u realizu”, ka thënë ai.