Shumica parlamentare e krijuar në kundërshtim me vullnetin e një pjese të deputetëve nga shumica përbërëse e kishte shndërruar Kuvendin në institucion të paaftë të vendimmarrjes, me gjithë fuqinë numerike.
Kështu ka thënë Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Sipas tij, koalicioni PDK-LDK si “membranë artificiale” nuk e reflektonte të njëjtën shkrirje në brendi pasi kishte kundërshtime të mëdha të deputetëve nga këto dy parti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në anën tjetër, ishte një zhgënjim dhe quhej si tradhti nga partitë politike, të cilat për gjashtë muaj së bashku me LDK-në kishin krijuar bllokun opozitar”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për “Kohën Ditore”.
Ai ka shtuar se ndodhi ajo që edhe pritej, pasi koalicioni për çdo ditë i shpërfaqte të çarat dhe dëshmonte paaftësinë e tij në vendimmarrje, deri në shkarkimin e Qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.