Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma zyrtarizon dy aderime të reja

Nisma për Kosovën në një konferencë për media prezantoi aderimin e Vehbi Berishës dhe Nexhmedin Balës.

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj, me këtë rast shprehu kënaqësinë që subjektit që ai drejton po i bashkohen intelektualë dhe njerëz, të cilët, siç u shpreh ai, me përkushtimin dhe angazhimin e tyre kanë bërë çmos për politikën e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga sot Nismës i bashkohen edhe Vehbi Berisha dhe Nexhmi Bala”, ka thënë ai.

Vehbi Berisha, ish-kryetar i degës së partisë Fjala dhe asambleist i pavarur në asamblenë komunale, po ashtu ishte edhe kandidat për kryetar të Drenasit. Ai tha se është nder t’i bashkohet subjektit politik Nisma, me të cilën kanë pasur bashkëpunim edhe në zgjedhjet për Drenasin.

Ndërsa, Nexhmedin Bala, asambleist në komunën e Drenasit, tha se qëllim i Nisma është që pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit të forcohet Republika e Kosovës.

Isa Xhemali nga Nisma, tha se Balaj dhe Berisha janë me karrierë mbi 10-vjeçare në politikë dhe se kjo dëshmon se Nisma me veprimet e fundit është parti që po forcohet dhe ka synime të qarta për zhvillimin e vendit.