Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, tha se i vjen keq që opozita ka rënë në kurthin e PDK-së me mocionin, ndërsa, është veprim i mjerë i PDK-së që fshihet pas opozitës.
Ajo tha se nuk ka dal të flas për të arriturat e Qeverisë por as për dështimet e Qeverisë, që sipas saj ka dështime serioze, por as për opozitën që e dëmtoi imazhin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qe nja 4-5 muaj që Veseli nuk po udhëheq seancat dhe po themi që nuk ka vendimmarrja, vendimmarrja është këtu në Kuvend, ka 4-5 muaj që deputetët e PDK-së nuk po marrin pjesë në seancë, e as ministrat në mbledhje të qeverisë. Mocioni me vjen keq ta them por duhet ta them që është mocion që formalisht e ka ngrit opozita dhe më vjen keq që kanë ra në kurth të tjetërkujt. Është mjerane që PDK të fshehët pas opozitës”, tha ai.
Sipas saj, me vullnetin e qytetarëve që e tha Zenun Pajaziti, as fëmijët nuk mund ta përpijnë këtë hipokrizi.