Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi pa PD – jetëshkurtër, për herë të parë pa Berishën

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Kongresi i PS-së në Durrës, mes të tjerash komentoi fjalët që Kuvendi i ri do të jetë jetëshkurtër për shkak se aty do të mungojë Partia Demokratike. Rama nënvizoi se jetëgjatësia e kuvendit do varet nga PS-ja dhe se PD-ja tashmë që ka marrë rrugën e ikjes dhe se këtë boshllëk do e plotësojë PS-ja.

“Do dëgjoni këto ditë shumë fjalë: që Parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër sepse PD-ja është jashtë Parlamentit. Sot që PD ka ikur ka më shumë kuptim se kurrë që ta shfrytëzojmë këtë boshllëk të lënë prej saj ka më shumë kuptim për një unitet të ri, nën flamurin kuqezi”,- deklaroi Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke ju kthyer përgjigje atyre që mendojnë se kush do e mbush boshllëkun nëse PD nuk është në kuvend, Rama shtoi se: “Kujtdo që mendon se Kuvendi i ri do ta ketë jetën e shkurtër se PD është jashtë Kuvendit, i them gabon, sepse liria e zgjedhjeve sjell opozitën e re parlamentare. Jetëgjatësia e Parlamentit të ri do të varet vetëm nga ne”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i socialistëve u shpreh se për herë të parë në 27 vite, ky Parlament i ri do të jetë pa Berishën. Sipas tij, ish-kryeministri gjen vetë rrugën e ikjes.

“Parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut. Do jetë Parlamenti i parë pa Saliun por jo pa opozitë. Tamam si bylmezi e gjen vetë rrugën e humbjes, Saliu po e gjen vetë rrugën e ikjes nga ajo sallë. Shkeli çdo porosi të kanunit, shau, shpifi dhe kërcënoi tërë dynjanë në një ditë, më shumë se gjithë pijanecët e mbledhur bashkë në një vit”,-tha Rama.

Më tej Kryeministri shtoi se tani ish-kryeministri po e mbyt PD-në me duart e tij duke e kthyer nga një alternativë qeverisëse në një fantazëm të frikës nga drejtësia.

“Nëse 97 ishte rrëzimi tragjik i Shqipërisë për shkak të marrëzisë së Saliut, 2017 do jetë rënia tragji-komike e PD-së për shkak të budallallëkut të Lulëzimit”.