Shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka shprehur bindjen se mocioni është i mbushur me gënjeshtra.
“Sa për ilustrim dhe të ashtuquajturën krizën e energjisë, faktet janë këto: 1) Kosova në vitin 2016 ka arritur rekordin më të lartë që nga ekzistenca e Kosovës A dhe Kosovës B në prodhimin e energjisë. 2) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të lartë të eksportit të energjisë në periudhën e pasluftës. 3) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të ulët të importit të energjisë. Rrjedhimisht, bilancin më të lartë pozitiv ndonjëherë pas luftës në sektorin e energjisë, Kosova e ka pasur në vitin 2016”, ka thënë Havolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo