Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami flet për turizmin e Kosovës në Forumin Botëror të Turizmit

​Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrës, ku ka premtuar se Qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të funksionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm.

Sipas MTI-së, në këtë forum po marrin pjesë liderë global të fushës së turizmit nga institucionet shtetërore, akademike dhe nga bota e biznesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë forum, ministrja Bajrami foli për përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e turizmit. Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime të shumta në zhvillimin e saj në shumë fusha, përfshirë edhe turizmin i cili ka një rritje progresive nga viti në vit. Natyrisht, sektori i turizmit ka potencial shumë të madh për zhvillim të mëtejmë, dhe Qeveria e Kosovës po punon që t’i avancojë politikat e saj karshi këtij sektori, tha ministrja.

Sipas një komunikate të MTI-së, Bajrami ka nënvizuar nënvizoi se po punohet që të fuqizohen më tutje kapacitetet institucionale në nivel qendror dhe lokal që do të shtyjnë më tej agjendën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në vendin tonë. Po ashtu, ministrja Bajrami tha se Qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të funksionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm”, tha .