Për një gabim me apo pa dashje, Kosova ka mundur të shkojë shumë lehtë në një proces tjetër arbitrazhi.
Dhe prapë shteti do të përballej me kompaninë Devolli, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë rrezik i tillë është kanosur në kohën sa ka qenë duke u diskutuar shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Automjete.
Në transkriptin e mbledhjes së 5 prillit, Komisioni për Zhvillim Ekonomik kishte mbështetur idenë e hapjes së tregut në shërbimet e homologimit.
Por, ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebi Shatri, ia ka kujtuar komisionit detajet e marrëveshjes me Devollin.
Shumë vjet më parë, ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, atë kohë pjesë e PDK-së, kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë Devolli, marrëveshje kjo që parashihte mos hapjen e tregut deri në korrik 2019.
Andaj Shatri i ka thënë Komisionit që të ketë kujdes sepse shteti sërish mund të përfundojë në arbitrazh dhe të humbë miliona si në rastin e ZMobilet.
Megjithëse ligji ka shkuar në kuvend, janë marrë masa që t’i shpëtohet arbitrazhit.
Nga ana tjetër, Dardan Abazi, nga organizata joqeveritare INDEP, ngrit pyetjen pse është dashur të ketë shërbim të homologimit në vend.
Kohavisioni ka bërë përpjekje që të ketë qasje në kontratën që kjo ministri ka nënshkruar shumë vite më parë me Devollin, por ministria nuk e ka ofruar atë për publikun.
Ndërkohë, drejtues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës i kanë thënë KTV-së se nga viti i kaluar janë duke e shqyrtuar kërkesën e të njëjtës ministri nëse me këtë kontratë është shkelur ligji i konkurrencës dhe se për të njëjtën ka shumë mundësi të dilet me një vendim brenda muajit që vjen.