Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stoltenberg: Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar hap pozitiv zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme.

“I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit”, deklaroi Stoltenberg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stoltenberg ka shtuar duke thënë se autoritetet kanë përgjegjësi të madhe në mbarëvajtjen e sundimit të ligjit duke përfunduar se skenat e djeshme assesi nuk duhet të lejohet të përsëriten.