Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Ardhja e Ramushit të shërbejë si arsye për shtetin e Kosovës

Eksperti për ekonomi dhe kolumnisti i Kohës Ditore Lumir Abdixhiku në Facebook ka përshëndetur lirimin e Ramush Haradinajt, transmeton Koha.net.

Këtë postim ai ka thënë se derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë - ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit. Dhe për këtë marrin heshtje nga evropianët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abdixhiku ka shkruar:

Tre herë gjykim s'është drejtësi. Është padrejtësi ndaj Ramushit, Kosovës e qytetarëve të saj.

E derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë - ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit. Dhe për këtë marrin heshtje nga evropianët.

Ardhja e Ramushit të shërbejë si arsye për shtetin e Kosovës që të nisë fushatën e zhbërjes së fletarresteve të Serbisë. S'mund të ketë relacion tjetër para këtij; e s'kemi as kohë e energji të shpenzojmë në teke të Serbisë. Përndryshe, po e morëm vendimin veç si festë, do të kemi gjyqe tjera absurde si këto rend.