Arbëri

Ligji për Arsimin e Lartë përplas deputetët, problem UP-ja në veri

E pritën gjatë Listën Serbe që të kthehet në Kuvend, në mënyrë që ta procedojnë Projektligjin për Arsimin e Lartë, por po atë ditë, kryetari i Komisionit për Arsim, Nait Hasani, kishte kërkuar që ai të tërhiqet nga Kuvendi.

Pikërisht për mosprocedimin e tij u revoltuan deputetët opozitarë dhe e lëshuan mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Nëse duhet ndryshuar diçka në ligj, është komisioni ai që duhet ta kryejë këtë punë, thonë këta deputetë.

Paraprakisht, u zhvilluan debate të ashpra mes deputetëve në pushtet dhe atyre të opozitës, ku ligji u cilësua si politik.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, tha se edhe Ligji për Arsimin e Lartë është si nëntë ligje të tjera që kërkojnë votat edhe të deputetëve shumicë por edhe të atyre serbë.

Sipas Projektligjit për Arsimin e Lartë, Universiteti i Mitrovicës së Veriut do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Arsimit, për herë të parë pas luftës, pasi komplet instruksionet ky institucion i merr direkt nga Beogradi.