Në qershor të vitit 2016 pati përfunduar mandati i anëtarëve të Këshillit të Turizmit të Kosovës dhe për dhjetë muaj ky këshill ka qenë jofunksional.
I themeluar për herë të parë më 26 qershor 2013-të, ai është kthyer në funksion, por sipas kumtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u themeluar përsëri, më 19 prill të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo atë ditë, gazeta ka komunikuar në telefon me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila ishte në një vizitë në Paris, që shkurt ka thënë që gjithçka ka shkuar nëpërmes Ligjit për Turizëm.
“Ka përfunduar mandati i anëtarëve të Këshillit të themeluar më 2013-n dhe sot është themeluar me anëtarë të tjerë. Gjithçka ka shkuar sipas Ligjit për Turizëm”, ka thënë ajo, në pyetjen se a ka qenë e nevojshme të rithemelohet, apo vetëm të ketë emërime të tjera.
Këshilli i Turizmit të Kosovës është i sqaruar në Nenin 20 të Ligjit për Turizëm, ku thotë se “Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë e emëron Këshillin e turizmit të Kosovës”, duke mos u përmendur themelimi. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.