Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Transparenca do ta shpëtojë procesin e gradimit të profesorëve, thotë Bajrami

Avansimet e mësimdhënësve pa meritë, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja i sheh si shkaktarin kyç për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi i lartë.

Mirëpo, ministri Bajrami thotë se një qëndrim i tillë është fyerje ndaj të gjithë mësimdhënësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajrami theksoi se transparenca në zgjedhjen e mësimdhënësve do ta ndihmojë këtë proces.

“Rregullat e zgjedhjes të bëhen transparente. Një kolege e imja ka refuzuar avansimin, ka thënë nuk jam e përgatitur për këtë”, ka thënë Bajrami.

Bajrami përmend faqen zyrtare të Ministrisë, për çka thotë se do të ndihmojë në shtimin e transparencës.

E krijimin e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet, Bajrami e sheh si diçka pozitive.

“Mendoj që është pozitive që ka një masë kritike, kjo duhet ta ndihmojë Universitetin”, ka thënë ai, që dikur ka qenë vetë rektor i Universitetit të Prishtinës.