Hivzi Islami, kryetar i Komisionit Shtetëror për matje të territorit të Kosovës, ka thënë se anëtari i dorëhequr i këtij komisioni, Fitim Humolli, kishte detyrën e një postieri dhe se ishte person që nuk qartësonte problemet që paraqiste.
Anëtari i dorëhequr nga Komisioni qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, gjeografi Fitim Humolli, të hënën në Interaktiv të KTV-së, ka folur për arsyet që e kanë shtyrë të tërhiqet nga ky komision.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimisht Komisioni i emëruar nga Qeveria është ndarë në dy grupe në grupin organizativ dhe atë profesional. Unë kam qenë në atë profesional. Ne që kemi kritikuar nuk na kanë thirrur të jemi pjesë e terrenit. Ne jemi informuar nga mediat dhe në një takim të radhës, më duket i treti ka qenë, na kanë informuar për disa matje që i kanë bërë”, ka thënë Humolli në Interaktiv të KTV-së.
“Mirëpo matjet nuk kanë qenë në gjithë territorin e Kosovës por kanë verifikuar disa shtylla elektrike të tensionit të lartë të cilat për mua janë jorelevante. Shpresoj që Kosova të mos ngelet në pozicionin që ta matë territorin me shtylla elektrike, se a është andej apo këndej kufirit”, ka shtuar më tej ai.
Islami ka thënë se Humolli që nga fillimi ishte një anëtar i dorëhequr, pasi sipas tij, gjithë Komisioni e dinte se ai do të dorëhiqej.
“Por në fillim ai ka thënë se nuk e pranoj këtë komision. Ai e ka pas një detyrë të postierit dhe të një njeriu që nuk vjen të qartësojë problemet. Ne si komision kemi menduar që ta ftojmë gjithë departamentin e gjeografisë, përfshirë edhe dy anëtarët [Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi] që pretendojnë se Kosova ka humbur territor. Ata e dënuan edhe asistentin e tyre”, ka thënë Islami.