Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mamusha kampione, Prishtina dështake në menaxhimin e mbeturinave

Edhe pse është njëra nga komunat më të reja dhe me më pak buxhet, Mamusha, ka arritur që të jetë e para, sa i përket menaxhimit të mbeturinave.

Për këtë sukses kryetari i komunës, Arif Bytyqi thotë të ketë angazhuar një kompani turke, por ai thekson faktin që për pastrimin kujdeset edhe vet komuna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pos kompanisë që kemi angazhuar, ne si komunë bëjmë pastrimin e qytetit 3 herë në javë. Në komunën tonë bëhet edhe klasifikimi i mbeturinave dhe çdo familje që e bënë këtë klasifikim ne i kemi liruar nga taksa mujore”, ka thënë Bytyqi për “Ekonomia me Erëzën”, transmeton koha.net.

Por, kontrasti i kësaj komune me shumicë turke është kryeqendra.

Drejtori i shërbimeve publike, mbrojtje dhe shërbim, Gent Begolli pranon faktin se gjendja në Prishtinë sa i përket menaxhimit të mbeturinave nuk është e kënaqshme.

“Gjendjen rreth mbeturinave në komunën e Prishtinës, tash e vlerësojmë si të mirë, për arsyeje të disa punëve që janë bërë. Nuk është perfekt si e dëshirojmë, por shpresojmë që gjatë këtij viti do rregullohet”, u shpreh Begolli.