Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni parlamentar kërkon Ligjin për arsimin e lartë

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport është kërkuar që Ligji për arsimin e lartë në Kosovë të procedohet sa më shpejt në Kuvend.

Kjo kërkesë është shtruar të hënën në mbledhjen e këtij komisioni me ç’rast anëtarët e tij kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes aktuale në arsimin e lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se gjendja në arsimin e lartë nuk është aspak e mirë derisa ka shtuar se miratimi i këtij ligji nuk duhet të mbetet peng i askujt.

Në konferencën e fundvitit ministri për Arsim, Shkencë dhe teknologji, Arsim Bajrami, pati thënë se vonesa e Ligjit për arsimin e Lartë ka ardhur për shkaqe politike, sepse, sipas tij, ai miratohet në Kuvend me dy të tretat e pakicave. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.