Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në këto ditë feste kanë qenë në gatishmëri të lartë dhe me orar të zgjatur të punës.
“Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar Hyseni në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Hyseni ka thënë se Policia e Kosovës është një organizatë policore profesionale e paanshme, e trajnuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, për të zbatuar me përkushtim detyrat nga fushëveprimi i saj.
“PK është një Këtë përkushtim, ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike, dhe po ashtu e mbikëqyrur nga institucione demokratike”, ka shkruar Hyseni në fund të postimit.
Ditë më parë, Policia u mobilizua pasi Këshilli për Siguri të Kosovës njoftoi se kanë zbuluar se ka pasur planifikime për kryerjen e akteve të dhunshme kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.