Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sherifi: Duhet dhënë fund qeverisë me tre kryeministra

Nisma për Kosovën edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve, qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita, që përmes mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në Kuvend t'i japin fund këtij modeli të qeverisjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën i ka përmendur disa arsye pse duhet dhënë fund kësaj qeverisjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se mocioni i mosbesimit është si mundësi për t'i dhënë fund modelit qeverisës "Triumviratian" PDK-LDK-LS! Kjo qeveri, sipas tij, që nga formimi i saj, më shumë ka funksionuar si një "Triumvirat" i PDK-LDK-LS-së, sesa sikur një qeveri unike.

Isa Mustafa vetëm në aspektin formal ishte kryeministër i qeverisë, ndërsa kryeministër real ka qenë vetëm për ministrat e partisë së tij, atyre të LDK-së. Ministrat e PDK-së, shef gjithnjë e kanë pasur dhe e kanë kryetarin e partisë së tyre.

Ndërsa, për ministrat e Listës Serbe, kryeministër ishte Aleksandër Vuçiqi.

Për tre vjet me radhë, vendi është udhëhequr nga një qeveri, për të cilën, pas çdo matjeje të opinionit publik, ka rezultuar se mbi 80% e qytetarëve nuk i besojnë asaj,” ka shkruar Sherifi.