Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj në debatin për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, tha se duhet të pritet që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion Listës Serbe që t’i votojë këto ndryshime.
"Ne i jemi mirënjohës NATO-s që për shumë vite ka ofruar paqe dhe stabilitet në Kosovë. Pasi janë krijuar disa kushtet, mendoj që edhe Kosova ka marrë një iniciative pak më serioze siç është transformimi i FSK-së. Gatishmëria e listës serbe për ndryshime kushtetute s’ka qenë e mjaftueshme, ka deputet serb të gatshëm me votu transformimin e FSK-së. FSK në këto rrethana ka dhjetëra oficer e nënoficer serb, FSK në asnjë variant s’ka qëllim diskriminues. Rruga më e mirë dhe e vetme për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve kushtetuese", citon kp të ketë thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Kosova nuk ka asnjë arsye me u ngut, por të bëhen ndryshime kushtetuese me partneret tanë dhe listën sere.
“Procesi i transformimit merr 10 vjet. E mira është që të ndërrohet Kushtetuta”, tha ai