Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konsultime për implementimin e projekteve me Bankën Botërore

Në Ministrinë e Financave në vazhdën e takimeve të rregullta me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe për të siguruar implementimin e suksesshëm të këtyre projekteve nga huamarrja shtetërore, sot është mbajtur takimi i radhës me Bankën Botërore për Portfolion me këtë institucion, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim të udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti në prezencën e përfaqësuesit të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti duke falënderuar përfaqësuesin e Bankës Botërore Marco Mantovaneli për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm por edhe përkrahje në forma tjera tha se “sot jemi mbledhur për të diskutuar rrjedhën e implementimit të projekteve që kemi me Bankën Botërore, projekteve aktive që kemi me Bankën Botërore, rezultatet e deritanishme për secilin projekt, zotimet e Qeverisë, si dhe veprimet e planifikuara të Bankës Botërore” .

Ai gjithashtu tha se takimet e rregullta si ky i sotmi po na ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre si dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse për implementimin e projekteve. Projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Bankën Botërore janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e vendit pasi që prekin fushat me më së shumti interes për ta.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli gjatë takimit me palët implementuese të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga Banka Botërore tha se BB ka qenë dhe do të jetë e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Ndërsa, takimet për të diskutuar për projektet të cilat janë në implementim e sipër janë të mirëseardhura dhe me sa po shihet këto takime kanë rezultatet e tyre dhe po ndihmojnë në përcjelljen hap pas hapi të tyre.