Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lunaçek: Mos e shkatërroni Vjosën

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek po lobon kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin Vjosa, njërit prej vendeve më të bukura turistike në Shqipëri.

Gjatë një takimi me gazetarët shqiptarë në Bruksel, Lunaçek ka thënë se Vjosa është lumi i vetëm në Europë që ka ruajtur rrjedhën e vet natyrale dhe ka mbetur e paprekur nga dora e njeriut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është me rëndësi për Shqipërinë që të rregullojë infrastrukturën dhe të sigurojë energji elektrike për popullin e saj”, ka thënë Lunaçek, raporton TiranaEcho, transmeton Koha.net.

“Është e vërtetë që Shqipërisë i duhet energjia dhe zhvillimi, por kjo nuk duhet të bëhet duke shkatërruar natyrën”, ka shtuar ajo.

Ajo ka këshilluar institucionet shqiptare që të zhvillojnë ekoturizmin që do të ishte e përkryer me natyrën rreth lumit Vjosa.