Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një bisedë në Interaktiv të KTV-së ka zbuluar se ka paditur kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli për shkak të kërcënimeve.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kishte përmendur Behgjet Pacollin, ndërsa ka thënë se nuk është në dijeni se ai e kishte paditur.
“Nuk e di nëse më ka paditur Pacolli, nuk kam qëndruar asnjëherë me atë person. Avokati ka bërë një padi në emrin tim ndaj Pacollit për kërcënim. Dihet incizimi, asnjëherë nuk iu kam referuar atij. Kërcënimet dihen. Por, ky është preokupimi më i vogël që kam. Njëherë krejt kam takuar Pacollin”, ka thënë Hasani.
Në një intervistë në Rubikon, Hasani kishte thënë se njerëzit e Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese, dhe këtë intervistë të tij mund ta shikoni në videon më poshtë.
Pacolli: Nesër do të denoncoj Enver Hasanin për shpifje e gënjeshtra
Dhe pas kësaj deklarate të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Pacolli kishte paralajmëruar padi për shpifje.
Njerëzit e Pacollit më ofruan 1 milion euro për... by kohanet