Kryetari i Kuvendit është problemi “kokë” sipas deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu.
Dështimin e vazhdueshëm të punës në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu e pasqyron me figurën e kryetarit të Kuvendit, i cili sipas saj ka të kaluar të dyshuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pengesat kanë nisur prej kohës së fillimit të kësaj legjislature kur në krye të Kuvendit është vendos një njeri me të kaluar të dyshuar kur e dimë që Kadri Vesei ka qenë pjesë e SHIK-ut”, ka thënë Haxhiu.
“Nuk mund të ketë legjislaturë të mirë kur problemet fillojnë në kokë”.
Haxhiu theksoi mos udhëheqjen e seancave nga vetë kryetari i Kuvendit. Ajo thotë se këtë Veseli po e bën pasi po e vazhdon fushatën e tij zgjedhore.