Lejleku i bardhë është kthyer në Kosovë pas shtegtimit në vende të tjera, ka bërë të ditur fotografi Arian Mavriqi.
Lejleku që tashmë është kthyer në folenë e njëjtë, do të jetë sërish live në syrin e “Wildlife me Arian Mavriqin” në kanalin e Kohavisionit në YouTube.
Transmetimi do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në shtegtimin e ri të lejlekut. Atij do t’i vendoset një GPS për të parë se cilët vende do t’i shtegtojë.
Emri shkencor i lejlekut të bardhë është Ciconia ciconia. Lejlekët konsiderohen mbrojtës të mëdhenj të jetës familjare dhe rehatisë në shtëpi. Ata janë zogj me organizatë të fortë familjare dhe rrisin pasardhësit bashkë në çifte. Lejleku i bardhë është zogu më i madh që mund të gjendet në rajon.