Do të ishte interesante nëse dikush nga gazetarët do t’ia kishte bërë pyetjen kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, qysh në fillimin e qeverisjes me LDK-në, se a do ta ndiqte tash djalin e Isa Mustafës për akuzat e shumta të cilat ia kishte bërë VV-ja për terminalin. Ishte ajo nga koha "një votë, një terminal". E tashmë kryeministri në detyrë nuk ka se çka të humbë apo të taktizojë në raport me ish-partnerin qeverisës (edhe pse ministrat e LDK-së ende e kryejnë punën e tyre shumë mirë në kuadër të Qeverisë në dorëheqje). Tani ai haptazi është shndërruar në një Terminaltor, dhe ashtu si në film të Arnold Shwartzenegerit mund të dalë me sloganin "I'll be back", Qeveria Kurti Part II, Terminaltor
Muaji maj ka arritur vrullshëm duke i sjellë temperaturat pranverore apo më mirë të them temperaturat verore, dhe duke e bërë ngujimin në shtëpi shumë më të vështirë dhe më sfidues.
Edhe pse shumë vende evropiane kanë filluar me zbutjen e masave ndaj pandemisë, në Angli një gjë e tillë nuk po ndodh. Në fakt, kryeministri i saj, Boris Johnson, me qëndrimet e tij të fundit, më shumë shkaktoi konfuzion sesa që shpalosi ndryshimin e masave të ndërmarra deri tash. Jo dhe rastësisht Britania e Madhe prin në Evropë me numrin e fataliteteve nga COVID-19 me tashmë 34.000+ raste. Neglizhenca dhe sjelljet infantile të Qeverisë ndaj kësaj pandemie e kanë shndërruar atë në një katastrofë njerëzore. Edhe për nga aspekti ekonomik pritet që Britania e Madhe të hyjë në një recesion të paparë deri më tani. Zërat kritikë ndaj Qeverisë tashmë sa vijnë e shtohen dhe përkrahja e mirëkuptimi që ajo ka pasur për luftimin e kësaj pandemie kanë filluar të zbehen.
Unë i qëndrova besnik sfidës time, të cilën e ndërmora në Facebook, për të mos postuar asgjë me përmbajtje politike për 1 javë rresht. Meqë ajo sfidë u përmbyll me sukses, si koincidencë ajo po ndërlidhet me 100-ditëshin e Qeverisë Kurti. Në fakt, 51- ditëshin e Qeverisë fuqiplotë dhe 49-ditëshin e Qeverisë së rrëzuar.
Do të mundohem që ta jap një vështrim nga këndi im për këtë periudhë.
Josinqeritetin e LDK-së ndaj këtij koalicioni qeverisës fatkeqësisht unë e kisha vërejtur shumë më herët, qysh me përfundimin e zgjedhjeve dhe me zvarritjet dhe arsyetimet e lodhëta që na i jepte LDK-ja për shtyrjen e këtij koalicioni. Fillimisht duke pritur për certifikimin e zgjedhjeve, ku pas shumë akrobacioneve në KQZ, NISMA e kalon pragun (e edhe kjo ishte pjesë e një plani dhe komploti i cili tashmë veçse është i qartë). Më pas vinin kërkesat e LDK-së për presidentin që t’u takonte atyre pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit. Pastaj, meqë gjatë gjithë kohës e nënçmonin pozitën e kryekuvendarit dhe nuk e kërkonin atë, me emërimin e Glauk Konjufcës në atë pozitë asaj iu lëndua sedra. E kuptoni një dashuri me zor. Nuk shkon ajo, nuk bëhet as për hatër e as për gjynah. Pas 4 muaj diskutimesh e përafrimesh të programit qeverisës, ajo qeveri edhe filloi së punuari. Fatkeqësisht, inatet midis partnerëve të koalicionit ishin prezente që nga dita e parë, ndërsa presioni nga opozita i hatashëm. Opozita thërriste seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit, 3-4 sosh, ku në fund tërhiqej duke mos e çuar asnjëherë deri në fund temën për të cilën ishin thirrur ato seanca. Edhe kur u votua buxheti për vitin 2020, opozita në fakt e lëshoi mbledhjen e Kuvendit duke mos votuar fare. Këtu ishin edhe ditët e para të pandemisë së shpallur nga OBSH-ja.
Nuk vonoi shumë dhe pas kërkesës së Hashim Thaçit që vendi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ishte arsyeja që çoi në plasaritjen e fundit më të madhe ndërmjet VV-së dhe LDK-së. Në fakt, edhe insistimi i Albin Kurtit për të mos e hequr taksën deri më datën 1 prill, kur do të fillonte zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, ashtu edhe siç ishin pajtuar me LDK-në me programin qeverisës, ishte mollë sherri ndërmjet partnerëve, sidomos duke marrë parasysh se LDK-ja nuk bëhet fjalë se do ta kundërshtonte presionin amerikan në çfarëdo forme.
E aty ishte edhe pandemia, për një qeveri e cila hyri me aq ambicie të mëdha e të ballafaqohet me të gjitha këto sfida njëkohësisht, do të pajtoheni se nuk është aspak e lehtë.
Partneri qeverisës i kërkoi Qeverisë, ku bashkëqeveriste me gjysmën e resurseve ministrore, në vlugun e pandemisë, mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës. Ai mocion edhe u votua dhe në ditën e 51-të të qeverisjes së saj, Qeveria Kurti ra. E më pas filluan lojërat ende më të pista, ku LDK-ja dhe partitë opozitare ("pa PDK-në") tashmë ishin në kërkim të formimit të një qeverie të re, dhe pas shumë salltave të njohura Hashimeske me dërgime letrash poshtë e lart, e shkelje procedurash dhe tejkalime kompetencash të tij, ai edhe ia dha LDK-së dekretin për mandatarin e saj për formimin e Qeverisë së re. Pas ankesës së VV-së në Gjykatën Kushtetuese, ajo në afat rekord i vendosi masat e përkohshme për pezullimin e dekretit të presidentit për mandatarin e ri të Qeverisë deri në një verdikt final të saj, më së largu deri më 29 maj. Kjo është situata politike në të cilën gjendet Kosova momentalisht.
Dje në konferencën për shtyp, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmendi punën e terminaleve dhe sa dëm ekonomik i është shkaktuar buxhetit të shtetit me faktin se ato ishin të privatizuara. Ai gjithashtu gjatë vizitës në Aeroportin e Prishtinës kishte deklaruar se aty do të hapet terminali i parë doganor shtetëror e më pas do të vazhdohet me të tjerat. Do të ishte interesante nëse ndonjë gazetar do t'ia bënte pyetjen kryeministrit në detyrë qysh në fillimin e qeverisjes me LDK-në se a do ta ndiqte tash djalin e Isa Mustafës për akuzat e shumta të cilat ia kishte bërë VV-ja për terminalin. Ishte ajo nga koha "një votë, një terminal". E tashmë kryeministri në detyrë nuk ka se çka të humbë apo të taktizojë në raport me ish-partnerin qeverisës (edhe pse ministrat e LDK-së ende e kryejnë punën e tyre shumë mirë në kuadër të Qeverisë në dorëheqje). Tani ai haptazi është shndërruar në një Terminaltor, dhe ashtu si në film të Arnold Shwartzenegerit mund të dalë me sloganin "I'll be back", Qeveria Kurti Part II, Terminaltor.
Në 100-ditëshin e Qeverisë Kurti pamë shkarkimin e pothuaj të gjitha bordeve mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike, pamë gjithashtu edhe shkarkimin e top menaxherëve në KEK, PTK, Ujësjellës dhe Trepçë. Të gjitha këto në bazë të arsyeshmërisë mbi performancat e dobëta dhe abuzimet me detyrat e tyre. Gjithashtu pamë edhe vendimin për riatdhesimin e shumë konsujve, të cilët, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishin të emëruar duke mos përfillur asnjë procedurë, pamë gjithashtu kthimin e disa ambasadorëve nga misionet e tyre, pasi që atyre u kishte skaduar mandati ligjor për ushtrimin e asaj detyre.
Të mos harrojmë edhe menaxhimin e pandemisë. Për një vend ku sistemi shëndetësor është në një gjendje aq të mjerueshme falë keqqeverisjeve të njëzetvjeçarit të fundit, Qeveria dhe personeli mjekësor e kanë menaxhuar këtë situatë mjaft mirë. Ne duhet ta kuptojmë mentalitetin tonë dhe të jemi vetëkritikë në këtë gjë. Edhe pse kjo pandemi ende nuk ka përfunduar falë disa masave të ndërmarra me kohë, Kosova shpëtoi duke mos e pësuar edhe shumë më keq, sepse nuk do të kishte kapacitete për t’i përballuar nevojat edhe kërkesat.
Rastin e vetëvrasjes në Qendrën Studentore, që shfrytëzohet për karantinën e bashkatdhetarëve tanë të cilët riatdhesohen në Kosovë, nuk dëshiroj ta komentoj, pasi që për atë rast prokuroria është duke i bërë hetimet e saj. Është e dhimbshme se sa është përdorur ky rast për përfitime dhe sulme politike dhe vazhdon që të përdoret.
A mendoj se Qeveria Kurti ishte e pagabueshme gjatë këtij 100-ditëshi? Assesi se jo. Do t’i përmend disa të meta, sipas vlerësimit tim, jo medoemos në mënyrë kronologjike.
Emërimi i Shkëlzen Gashit këshilltar i Albin Kurtit. E kam parë si gjë të gabuar që në fillim, pasi që ky karakter nuk ngurron që të kërkojë protagonizëm për veten e tij, gjë që edhe e bëri me deklaratat e tija të pamatura nga pozita e këshilltarit të kryeministrit në detyrë. Por sa i përket protagonizmit të tij ai qëllimit të vet ia arriti, emri i tij u lakua në secilën gazetë e tabloid beogradas. Kjo hap mundësi të reja për këtë karakter kontrovers! Një mangësi tjetër e Albin Kurtit gjatë kësaj periudhe ishe zvarritja e heqjes së taksës; ai atë është dashur ta anulonte që në mbledhjen e parë të Qeverisë së re. Nuk kishte asnjë arsye për ta bërë atë. Një gabim apo mangësi tjetër (gjithnjë sipas meje) ishte ekspozimi i tepërt i Albin Kurtit nëpër media, nga studioja në studion televizive, mendoj se ka pasur një paraqitje të tepruar dhe të panevojshme dhe të shumtën e herëve me të njëjtat tema dhe fjali e deklarata.
Shumë nga këto gjëra kanë ndodhur si mungesë e përvojës qeverisëse institucionale. Nuk është e njëjtë udhëheqja me partinë, si udhëheqja me pushtetin. Janë dy role të ndryshme dhe pozita të ndryshme ku kërkohen edhe cilësi të tjera.
Mirëpo për përfundim mendoj se në rrethanat, presionin dhe në lojërat e pista që janë luajtur prapa skenave dhe vazhdojnë që të luhen, kjo qeveri e rrëzuar e ka bërë dhe vazhdon që ta bëjë maksimumin e saj. Mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhën e mëtutjeshme të gjërave.