Vështrime

Loja me inate

Kurti dhe Qeveria na treguan se ekipi i mirëtrajnuar i policëve mund të prishë edhe barrikada dhe se mund t’i përcjellë tre kryetarë komunash në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan. Porse do të duhej ta kenë kuptuar se kjo është punë e cila nuk bëhet. Nuk ka logjikë që njësitet më të mira policore të shndërrohen në eskorta kryetarësh, që do ta kenë fuqinë për të marrë vendime që nuk do të ketë kush t’i zbatojë

Teksa po e shkruaj këtë kolumne, po e dëgjoj Vuçiqin tek në çaste po viktimizohet, e në çaste po kërcënon krejt ata që nuk pajtohen me të.

Thotë se do ta ndjekë paqen, e do të luftojë për të. Por nëse kushdo që çohet e u bën diçka serbëve të Kosovës në veri (ndalet dhe shikon me sy të përlotur)... Serbia nuk do të rrijë duarkryq, sepse nuk do të lejojë që serbët të dëbohen nga Kosova.