TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

AUVA, Brezilya'dan ithal edilen "Apetit" marka tavuk etinin satışını yasakladı.

Tavuk eti

Fotoğraf: İllüstrasyon

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar shitjen dhe e ka  urdhëruar tërheqjen e mishit të ngrirë të pulës të importuar nga Brazili nga kompania “Apetit”, pasi në të ka konstatuar bakterin “Salmonella Minnesota”.

Në një njoftim të AUV-së është bërë e ditur se janë ndaluar dhe është vendosur për tërheqjen e dy lotëve.

Produktet e përfshira në vendim:

Marka              Origjina       Nr. i aprovimit LOT

Coopavel         Brazil          SIF 3887 R-14427

Superfrango   Brazil         SIF 3404  R20598

Ky bakter, sipas AUV-së, paraqet rrezik potencial për shëndetin e njeriut. “Ky bakter mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose kontaminimit të kryqëzuar gjatë trajtimit dhe përgatitjes së mishit. Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, konstatimi i këtij patogjeni kërkon vlerësimin e rrezikut dhe ndërmarrjen e masave proporcionale për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

AUV-ja ka bërë thirrje që qytetarët që kanë mish me këta numra identifikues, të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat e shitjes.

“Kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë me verifikimin e të gjithë sasisë së importuar, përfshirë gjurmueshmërinë nga hyrja në Kosovë deri te pikat e shitjes, sasitë e shpërndara dhe të mbetura, etiketimin, datat e prodhimit dhe skadencës, certifikatat veterinare, kushtet e ruajtjes dhe analizat shtesë laboratorike”, thuhet në njoftim. “Në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim, operatori është përgjegjës për sigurinë, gjurmueshmërinë, tërheqjen e produkteve nga tregu dhe informimin e konsumatorëve. AUV do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve në bazë të vlerësimit të rrezikut, përfshirë asgjësimin kur është i nevojshëm”.