TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Protestolar devam ederken, "Devlet hesap verecek" uyarısı yapıldı.

Protestolar devam ederken, "Devlet hesap verecek" uyarısı yapıldı.

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar vazhdimin e protestave në kërkim të përgjegjësisë institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Në një njoftim publik, është thënë se të shtunën protesta do të zhvillohet me fillim prej orës 17:00. Është theksuar se protestat do të vazhdojnë deri kur zëri i protestuesve të dëgjohet e shteti të japë llogari

“PROTESTA KOMBËTARE VAZHDON! Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t´i mbushim rrugët dhe sheshet e do t´i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari. Mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”, thuhet në mesazhin e Kolektivit.

Protesta po mbahen tash e tre ditë në Prishtinë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqje apo shkarkim të ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Të premten ata kërkuan shkarkime edhe në gjyqësor.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes qe ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e pati denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.

Deri tash janë suspenduar kryeprokurorja e Pejës dhe një prokurore, por edhe 11 zyrtarë policorë. Është dorëhequr drejtori i Policisë.