Tokio 2020

Basketboll, Japonia në gjysmëfinale të turneut olimpik të femrave

Përfaqësuesja e Japonisë në basketboll në konkurrencën e femrave, është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.

Japonia të mërkurën, në ndeshjen çerekfinale e mposhti Belgjikën me rezultatin e ngushtë 86:85, falë trepikëshit të shënuar nga Saki Hayashi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Yuki Miyazawa ishte më efikasja te Japonia me 21 pikë të shënuara, e përcjellë nga Maki Takada me 19 pikë. Te Belgjika, u veçan Emma Meesseman dhe Kim Mestdagh. Meesseman ndeshjen e mbylli me 25 pikë, ndërsa Mestdagh me 24 sosh, por që nuk mjaftuan për të evituar eliminimin.

Japonia në gjysmëfinale të turneut olimpik të basketbollit, i është bashkuar SHBA-së dhe Serbisë ndërsa për kundërshtare do ta ketë Spanjën ose Francën, ndeshje kjo që do të luhet të premten.