TEMPUS

Haxholli: Shqetësuese përsëritja e vërejtjeve vit pas viti në Raportin për vendin

Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Violeta Haxholli, ka thwnws se është shqetësuese përsëritja e vërejtjeve vit pas viti në Raportin e Progresit për Kosovën.

“Është pak shqetësuese se vërejtjet po na përsëriten do të thotë vit pas viti në Raportin për vendin, kryesisht në tërësi të raportit shihet se institucionet e Kosovës nuk po tregojnë vullnet për të përmbushur kërkesat të cilat përshkruhen në Raportin për vendin. Ka ende shumë punë për të bërë, do të thotë këto gjetje tregojnë se Kosova ka ende shumë punë për të bërë për të shënuar progres, në mënyrë që të mos kemi cilësimet që i përmendët ju në fillim të emisionit, por të kemi progres real në fusha sidomos në fushat për të cilat kemi pasur vërejtje çdo herë: luftën kundër korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit, efikasitetin e institucioneve, e kështu me radhë”, ka theksuar Haxholli, në emisionin “Tempus” në KTV.