TEMPUS

Drevinja: Nuk i dini krejt ju, shoqëria civile të përfshihet në dialogun social

Drejtoresha e programit në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Marigonë Drevinja, ka thënë se në dialogun social duhet të përfshihet edhe shoqëria civile.

“Kemi njerëz mjaftueshëm të aftë prej shoqërisë civile, prej sindikatave, prej organizatave tjera, të cilët duhet me u përfshi në dialogun social, nuk i dini krejt ju”, ka deklaruar Drevinja, në emisionin “Tempus” në KTV.

Po ashtu, ajo ka thënë se ka jashtëzakonisht shumë njerëz të cilët mund të kontribuojnë në ndryshimin e këtyre politikave.

“Pse nuk po e sillni Ligjin e punës”, iu drejtua Drevinja, deputetit të pushtetit, Enver Haliti.

Ndërsa, lidhur me çështjen e pagës minimale, Drevinja ka theksuar se ajo prapë duhet të ndryshohet dhe duhet të jetë pjesë e një dialogu më të gjerë social.

Sipas saj, ligjet e fushës sociale janë larguar komplet nga agjenda legjislative.