Ligjëruesi i politikave sociale, Artan Mustafa, ka thënë se skemat e ndara nga Qeveria Kurti janë dekurajuese si mendësi pasi që sipas tij, është pritur që të ketë një qasje më gjithëpërfshirëse.
“Skemat dekurajuese si mendësi, për shkak se është pritë që një parti e cila është e majtë do të ketë një qasje më universale, më gjithëpërfshirëse, mirëpo do të thotë kemi pa që përveç kësaj që u mungon, nuk është vetëm problemi i aktivitetit, sasisë së shpenzimit, por struktura ende çalon në Kosovë”, është shprehur ai, në emisionin “Tempus” në KTV.
Mustafa gjithashtu ka theksuar se në Kosovë nuk ka Institut Shkencor që merret me studime politike. Sipas tij, në gjetjet e fundit ka dalë se 80 për qind e popullatës në Kosovë jetojnë me më pak se 800 euro në muaj.
“Një gjetje e rëndësishme ishte që diku për 20 pika të përqindjes është rritë shpenzimi i familjeve për shpenzime të zakonshme, kryesisht ushqimore. Një gjetje tjetër është se diku 80 për qind e familjeve në Kosovë jetojnë me më pak se 800 euro në muaj”, u shpreh tutje ai.