TEMPUS

Bajrami: Janë dhënë 100 milionë euro pa kurrfarë kriteri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se në Qeverinë Kurti janë shpërndarë 100 milionë euro pa asnjë kriter.

“Nëse veç ju kujtohet masa e 100 milionëshit qysh janë shpërnda me një vendim të ministrit të Financave, Hekuran Murati, janë shpërnda 100 milionë euro pa kurrfarë kriteri”, ka thënë Bajrami, në emisionin “Tempus”, në KTV.

Ajo ka theksuar se këto mjete do mund t’i ndaheshin sektorit të ICT-së, që punëson rreth 30 mijë të rinj e të reja, që prodhojnë softuerë me kompani me renome botërore.

“E rrisin këtë eksportin për të cilin po lavdërohet Qeveria, e cila nuk e ka bërë as edhe një hap të vetëm për t’iu ndihmuar. Unë besoj që sot do t’i shihnim efektet e tyre”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka thënë se sikur të trajnoheshin punëtorët, do shihej vlera e rritur e sektorit, teksa tha se me pakot e qeverisë ka pasur familje që nuk ka përfituar për asnjë familjar, e ka pasur të tilla që kanë përfituar për 5-6 persona ... Sepse kanë pasur pensionist, kanë pas të punësuar në sektorin privat dhe dy studentë…”, është shprehur ajo, duke thënë se ky 100 milionësh ka shkuar kot.