Tech

Si u përdor një adresë e gabuar e një aktor estonez për t’u mashtruar mijëra persona me Bitcoina

Foto: Reuters

Dorëzimi i letrave të gjykatës për personat që synojnë të evitojnë ato është sfiduese për të gjithë. Por, në rastin e sipërmarrësit nga Manchester Unitedi, Benjamin Reynolds, ka qenë veçanërisht e vështirë.

Kur dy vjet më parë, një mbikçyrës i mallrave në SHBA rekrutoi një firmë të avokatëve britanikë për ta gjetur atë, adresa në qendër të Manchesterit që Reynolds e kishte dhënë doli se ishte një ndërtesë që një kohë të gjatë ishte braktisur.

Kur zyrtari vizitoi një adresë tjetër të Reynoldsit në Manchester, pronarët e ndërtesës kurrë nuk kishin dëgjuar për Reynoldsin apo biznesin e tij Control-Finance. Dy vjet më vonë, Reynolds ende nuk është gjetur, raporton Daily Mail.

Për Komisionin e Tregtimit të Mallrave në SHBA (CFTC) dhe mijëra investues në kriptovalutën Bitcoin, zhdukja e tij është e papërshtatshme.

Kjo pasi Reynolds është një figurë miserioze në qendër të një skeme piramidale në internet në vlerë 1.3 miliardë dollarë – sipas një gjykate në New York – e ai personalisht është përgjegjës për 572 milionë dollarë prej kësaj. CFTC e akuzoi Reynoldsin katër javë më parë për vjedhje të Bitcoinave në vlerë 1.3 miliardë dollarë nëpërmjet Control-Finance, një kompanie të rreme të investimeve që ai krijoi.

Në një vendim të gjykatës të dhënë në mungesën e tij, gjykata amerikane ka vendosur që Reynolds – kinse pronari i vetëm dhe drejtori i Control-Finance – detyrohet një dëmshpërblim 143 milionë dollarë përveç një gjobe prej 429 milionë dollarëve. Viktimat, disa që po postojnë teori e teori rreth Reynoldsit dhe asaj që ka ndodhur, janë paralajmëruar të mos presin se do t’u kthehen mbrapsht mjetet.

Por, problemi është më i komplikuar se që duket në shikim të parë. Reynolds mund të mos jetë zhdukur: ka shumë të ngjarë që ai nuk ka ekzistuar kurrë.

“Mail” ka konfirmuar të mërkurën se personi i identifikuar si Reynoldsi në videot e korporatës “Control-Finance” është një komedian i ri estonez dhe një lojtar pokeri. Kart-Joonatan Mets ka insistuar se është mashtruar për të bërë këto video pasi i është përgjigjur një reklame në një forum online lokal.

“Ishte një thirrje për konkurs në një forum aktrimi, ku po kërkonin një person për një reklamë për të prezantuar kompaninë. Bëra dy reklama dhe më pas zbulova videon ku po paraqitem si shef ekzekutiv i kompanisë dhe refuzova të bëja reklama tjera”, ka thënë Mets.

Krijuesi i Bitcoinit, që njihet me pseudonimin Satoshi Nakamoto, kurrë nuk është identifikuar po ashtu, por në botën e kriptomonedhave asgjë nga këto nuk është e papritur.

Bota financiare po hiperventilon me ngazëllim për Bitcoinin dhe kriptovalutat tjera.

Me këtë nivel të lartë të histerisë, nuk është çudi që ka shumë person që aspirojnë të bëjnë milionerë janë futur në kriptovaluta. Disa kanë pasur sukses, mirëpo çështja e “Benjamin Reynoldsit” dhe Control-Finance zbulon anën tjetër të medaljes, së fenomenit të kriptovalutës. Mijëra investues po shkatërrohen vërtetë.

Hetuesit paralajmëron se mashtrimet me kriptovaluta janë në rritje, duke arritur të paktën 4 miliardë dollarë në vitin 2019, me skema piramidale – një mashtrim investimesh ku investuesit e hershëm paguhen me para të marra nga ata të mëvonshëm – tani është forma më e popullarizuar e një mashtrimi të tillë.

Me Control-Finance ishte mashtrim i tillë.

Nisi në maj të vitit 2017, kur u paraqitën reklamat në Facebook, YouTube dhe faqe tjera si LinkedIn duke u ofruar investuesëve në Bitcoin një mundësi fitimprurëse. Nëse ata do të transferonin monedhat e tyre te Control-Finance, këto të fundit do të tregtoheshin në tregjet e monedhave virtuale dhe do të rritej vlera e tyre.

Kompania ofroi një kthim 1.5 për qind në ditë, apo 45 për qind në muaj, plotësisht joreale.

Ndonëse Reynolds tha se është qytetar britanik me seli në Manchester, uebfaqja Control-Finance, ku ka ndodhur gati çdo depozitim, ishte e regjistruar te një ofrues shërbimi të uebfaqes në SHBA.

Mashtruesi bëri edhe dokumente britanike për të bindure viktimat se ka një biznes të rregullt. Por pas një kohe u zbulua mashtrimi.

Ndonëse mashtruesit larguan gati çdo gjurmë nga interneti, një nga fjalimet online mbetet. Në të “Reynolds” paraqitet si një i ri me shumë optimizëm.

Por, doli se ai ishte aktori i ri estonez Mets. Një lidhje estoneze nuk do të ishte befasi, duke marrë parasysh se sipërmarrësit e internetit atje kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin e Bitcoinit.

Sipas rregullatorëve të SHBA-së, Reynolds dhe Control-Finance kishin vjedhur sasi të mëdha të Bitcoinave nga 1000 konsumatorë nëpër botë, 169 prej tyre në SHBA. Vlera e tyre në atë kohë llogaritet të ishte 143 milionë dollarë, dhe sot 1.3 miliardë dollarë. Nga ajo shumë, Reynolds u ka kthyer vetëm 13.411 dollarë konsumatorëve.

Autoritetet amerikane po bëjnë përpjekje ta gjurmojnë atë.

Sipas agjentit Chris Jancewski, hetues i krimeve kibernetike në SHBA, mashtruesit përdorin naivitetin e atyre që kanë dëgjuar storie të pasurimit me Bitcoina, por janë plotësisht injorant rreth botës komplekse të kriptovalutave.