Funksioni i bllokimit do të hiqet për përdoruesit e X, ka njoftuar Elon Musk, pasi ka thënë se ky funksion “nuk ka asnjë kuptim”.
Shefi i X ka thënë se përdoruesit ende do të munden të bllokojnë personat që t’u dërgojnë mesazhe direkt.
Por, shumë njerëz në rrjetin social kanë thënë se kjo do ta bëjë më të vështirë që t’i fshijnë postimet abuzive nga faqja e tyre.
Kjo është e fundit nga një seri ndryshimesh që Musk ka bërë që kur e ka blerë Twitterin për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, raportoi BBC.
Aktualisht, kur përdoruesit “bllokojnë” një llogari, i ndalon postimet e asaj llogarie që të shfaqen në faqen e bllokuesit, dhe anasjelltas.
Një llogari e bllokuar nuk mundet t’i dërgojë mesazhe bllokuesit, as t’ia shohë postimet.