Tech

Elon Musk vë në ankand shenjat e Twitterit dhe gjësende të tjera nga kompania

twitter

Multimiliarderi Elon Musk po nxjerr në ankand tabelat e Twitterit dhe sende të tjera nga kompania vetëm disa javë pas riemërtimit të firmës si X.

Midis 584 sendeve të ofruara janë tavolina kafeje, kafaze zogjsh me përmasa të mëdha dhe piktura vaji me imazhe që u bënë virale.

Gjithashtu renditen dhjetëra tavolina dhe karrige, një kabinë DJ dhe mjaft instrumente muzikore për të pajisur një grup, raportoi BBC.

Që kur bleu platformën e rrjeteve sociale vitin e kaluar, Musk ka shkurtuar mijëra vende pune në një përpjekje për të ulur kostot.

Një prej pikturave që u bënë virale është një selfie e Ellen Degeneres dhe tjetra e ish-presidentit Barack Obama kur u rizgjodh në nëntor 2012. Në atë kohë, ishte postimi më i pëlqyer në Twitter.