Tech

Twitteri paditet nga kompania australiane për mospagim të faturave

Një firmë australiane e menaxhimit të projekteve ka ngritur padi kundër Twitterit në një gjykatë amerikane mbi pretendimin për mospagesë të faturave për punën e bërë në katër vende, raportoi të hënën Reuters.

Me këtë rast kjo kompani ka kërkuar pagesa kumulative prej rreth një milion dollarë australianë.

Kompania private me bazë në Sydney Facilitate më 29 qershor ka paraqitur padinë në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Verior të Californisë, duke pretenduar shkelje të kontratës për shkak të dështimit të Twitterit për t’i paguar faturat e tij.

Padia e kompanisë australiane është e fundit që pretendon mospagim të faturave dhe qirasë kundër Twitterit që kur Elon Musku bleu platformën për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.