Dy pjesëtarë të ekuipazhit, njëri prej të cilëve është anëtarë i NASA-s, që jetojnë në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar, do të kryejnë një shëtitje në hapësirë këtë të premte, më 28 prill, për të vijuar me instalimin e pajisjeve, me qëllim të mbështetjes së sistemeve të energjisë.
E tërë kjo ekspeditë do të filmohet dhe do të transmetohet direkt në kanalet televizive të NASA-s, e edhe në rrjetet sociale.
NASA njoftoi se ecja në hapësirë është planifikuar të nisë në orën 09:15 dhe do të zgjasë rreth 6 orë e gjysmë.
Astronauti i NASA-s, Steve Bowen dhe astronauti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Alneyadi, do të dalin nga blloku i ajrit Quest, për t'i përgatitur për instalimin e pajisjeve të energjisë në anën e djathtë të stacionit hapësinor
NASA njoftoi se astronautët janë përgatitur tash e disa javë për këtë ecje disaorëshe.