Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane, e njohur si NASA, i ka përzgjedhur katër anëtarë që do të nisin misionin njëvjeçar për të stimuluar jetesën në planetin Mars.
Ky ekip do t'i krijojë të gjitha kushtet e volitshme për qëndrimin e astronautëve në një ambient të përshtatshëm gjatë rrugëtimit drejt Marsit, derisa do të mblidhen edhe informacione për aktivitete të tjera atje.
Kelly Haston është përzgjedhur si drejtoreshë e këtij grupim pasuar nga Ross Brockëell inxhinier fluturimi, Nathan Jones oficer i mjekësisë, Alyssa Shannon oficere e shkencës, Trevor Clark si anëtar i ekuipazhit rezervë dhe Anca Selariu, anëtare e ekuipazhit rezervë.
Në anën tjetër, NASA ka nisur një mision për eksplorimin e hënës.
Nëpërmjet misionit Artemis, ky institucion shkencor do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë nëpërmjet teknologjisë inovative.