Tech

NASA u del në ndihmë Turqisë e Sirisë për tërmetet

Edhe Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane, e njohur si NASA, u ka dalë në ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas tërmeteve vdekjeprurëse.

NASA njoftoi se është duke punuar që shtetet t'i ndihmojë me pamje ajrore dhe të dhëna nga hapësira, në mënyrë që t'i përmirësojnë aftësitë për parashikimin e ngjarjeve të tilla. Ky institucion tha se janë të prekur nga ngjarjet e tmerrshme që ndodhën javën e kaluar.

“NASA është në qiell dhe ekipet tona të ekspertëve po punojnë shumë për të ofruar informacion të vlefshëm vëzhgues për reaguesit e parë në terren”, u tha në njoftim.

Administrata Aeronautike bëri të ditur se nëpërmjet radarëve mund të parashikojnë situatën dhe t'iu ndihmojë me pamje se kah të kërkojnë për persona të mbetur nën gërmadha.

“NASA e merr seriozisht detyrimin e saj për të mbështetur shkencën e hapur dhe për ta bërë informacionin gjerësisht të qasshëm”, tha Lori Schultz, koordinatore për fatkeqësitë