Kompania mëmë e Facebookut, Meta, ka vonuar finalizimin e buxheteve të ekipeve të shumta, teksa po përgatit një raund të ri të reduktimeve të vendeve të punës, raportoi të shtunën “Financial Times”.
Gjatë javëve të fundit ka pasur mungesë të qartësisë rreth buxheteve dhe numrit të punonjësve, ka raportuar FT, duke cituar dy punonjës të Meta-s të njohur me situatën.
Në fillim të këtij muaji, Meta ka njoftuar se po pret që shpenzimet e saj për vitin 2023 të jenë midis 89 deri në 95 miliardë dollarë.
Këtë periudhë kryeshefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg, e ka quajtur “Vit të Eficiencës”.
Pronari i WhatsApp-it kishte shkurtuar më shumë se 11,000 vende pune ose 13% të fuqisë së tij punëtore në nëntor, pas kompanive të tilla teknologjike si Amazon dhe Microsoft, të cilat kanë njoftuar mijëra pushime nga puna për shkak të rënies ekonomike.